Ndërlidhjet

Obama pritet të nominojë Jack Lew për Sekretar të Thesarit


Jack Lew

Jack Lew

Në disa raporte mediale njoftohet se Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama do të nominojë Shefin e Shtabit të Shtëpisë së Bardhë - Jack Lew për Sekretar të ardhshëm të Thesarit.

Sipas këtyre raportimeve të cilat citojnë zyrtarë të përfshirë në këtë proces, thuhet se nominimi i Lew-it nga presidenti amerikan pritet bëhet të mërkurën.

Lew do të zëvendësojë Sekretarin aktual të Thesarit, Timothy Geithner, i cili shërbeu gjatë mandatit të parë të Obamës. Lew, 57 vjeç, ka drejtuar dy herë Zyrën e Shtëpisë së Bardhë për Menaxhim dhe Buxhet.

Përvoja Lew-it në sferën e menaxhimit të buxhetit mund të ndihmojë në formësimin e strategjisë së administratës në negociatat me republikanët në Kongres mbi tavanin e borxhit federal.
XS
SM
MD
LG