Ndërlidhjet

Australia i vendos embargo Iranit


Foto Ilustruese
Foto Ilustruese
Australia ka njoftuar se ka bërë një zgjerim të sanksioneve kundër Iranit mbi programin bërthamor të kësaj Republike Islamike.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bob Carr në një deklaratë të bërë gjatë ditës së enjte ka thënë se, sanksionet e reja ja bërë ndaj financave, tregtisë, energjisë dhe sektorit të energjisë së Iranit.

Në këtë deklaratë thuhet: “Këto sanksione do të rrisin presionin e më tejshëm ndaj Iranit në mënyrë që të përmbush detyrimet në sektorin bërthamor konform rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së si dhe në angazhimin e tij në negociata serioze mbi programin bërthamor”.

Në këtë deklaratë thuhet se saknksionet e Australisë janë në vijë me masat të cilat i ka marr Bashkimi Evropian dhe shtetet tjera.

Irani kohëve të fundit kë pësuar një rënie në eksporte të naftës dhe të ekonomisë në përgjithësi si shkak i një embargoje dhe masave tjera sanksionuese të vendosura nga BE, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera.
XS
SM
MD
LG