Ndërlidhjet

SHBA: Filmi Lincoln me më së shumti nominime për Oscar


Pamje nga shpallja e nominimeve të filmave për Çmimin Oscar

Pamje nga shpallja e nominimeve të filmave për Çmimin Oscar

Drama presidenciale amerikane, “Lincoln”, ka fituar më së shumti nominime për Çmimin Oscar, gjithsej 12, përfshirë edhe atë për filmin më të mirë. Nominimet u shpallën sot në Beverli Hills.

Filmi “Life of Pi” konkurron me 11 nominime dhe poashtu edhe për filmin më të mirë.

Për filmin më të mirë janë nominuar edhe shtatë filma të tjerë, nga Akademia e Arteve dhe e Shkencës.

Në konkurrencë janë edhe filmat “Les Miserables”, “Argo”, “Amour”, “Zero Dark Thirty”, “Silver Linings Playbook”, “Django Unchanged” dhe “Beasts of the Southern Wild”.

Çmimet Oscar do të jepen në ceremoninë, që mbahet më 24 shkurt në Hollivud.
XS
SM
MD
LG