Ndërlidhjet

BQE: Parashikohet ripërtritje graduale e eurozonës


Banka Qendrore Evropiane thotë se pret që ekonomia e vendeve të eurozonës do ta filloj një “ripërtritje graduale” më vonë gjatë vitit 2013 dhe se kjo bankë aktualisht po i sheh shenjat e stabilizimit ekonomik, tha sot presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi.

Sot BQE me seli në Franfurt të Gjermanisë ka votuar unanimisht për mbajtjen e shkallës së kamatave në 0.75%, që është nivel rekord i ulët.

Zoti Draghi tha se inflacioni vazhdon të jetë brenda përmasave të dëshiruara dhe se pritet që të zvogëlohet nën 2% gjatë vitit 2013.
XS
SM
MD
LG