Ndërlidhjet

Gjeorgji: Një milion nënshkrime për dorëheqjen e presidentit


Pamje e pjesës së vjetër të kryeqytetit Tbilisi
Pamje e pjesës së vjetër të kryeqytetit Tbilisi
Aktivistët në Gjeorgji thonë se i kanë mbledhur më se një milion nënshkrime në peticionin, me të cilin kërkohet dorëheqja e presidentit Mikheil Saakashvili.

Aktivistët thonë se mandati i Saakashvilit kalon më 21 Janar, pasi me kushtetutë mandati i presidentit kufizohet në pesë vite.

Mandatin e tij të dytë, Saakashvili e fitoi në janar të vitit 2008.

Kur partia e Saakashvilit e kishte shumicën në Parlamentin e Gjeorgjisë, vitin e kaluar, ishin miratuar amandamentet kushtetuese, me të cilat presidenti duhej të mbetej në zyre derisa të zgjedhej presidenti tjetër.

Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Gjeorgji parashihet të mbahen në tetor të vitit 2013.

Partia e Saakashvilit ka humbur në zgjedhjet parlamentare ndaj koalicionit opozitar, Ëndërra Gjeorgjiane, e biznesmenit të pasur, Bidzina Ivanishvili, të mbajtura në tetorin e kaluar.

Pasi u bë kryeministër, Ivanishvili ka deklaruar se ai nuk do të kërkoj dorëheqje të Saakashvilit pas 20 Janarit.
XS
SM
MD
LG