Ndërlidhjet

Maqedoni: Nimetz e vazhdon ndërmjetësimin me Greqinë


Ndërmjetësuesi i OKB-së Matthew Nimetz

Ndërmjetësuesi i OKB-së Matthew Nimetz

Ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara për kontestin për emër ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, Matthew Nimetz, mbrëmë ka arritur në Shkup.

Me të arritur ai deklaroi se “do të punoj intensivisht për të parë se a mund të arrihet ndonjë progres”.

Pritet që gjatë ditës së sotme ai të takohet me zyrtarët e lartë të Maqedonisë.

Para se të arrijë në Shkup, ai ishte në Greqi, ku u takua me kryeministrin, Andonis Samaras, dhe ministrin e jashtëm, Dimitris Avramopulos.

Zoti Nimetz tha se në Athinë kishte pasur “bisedë të shkurtër por intensive” dhe se i ka paraqitur disa ide për të cilat është biseduar detajisht.

Greqia nuk e njeh Maqedoninë me emrin e saj kushtetues, pasi konsideron se ky emër shprehë pretendime territoriale, meqë një provincë veriore në Greqi e ka po këtë emër.
XS
SM
MD
LG