Ndërlidhjet

SHBA: Nxënësi e palgosi nxënësin tjetër me pushkë


Nxënësit evakuohen nga shkolla në Njutaun, Konektikat, për shkak të të shtënave nga të cilat u vranë 26 vetë
Nxënësit evakuohen nga shkolla në Njutaun, Konektikat, për shkak të të shtënave nga të cilat u vranë 26 vetë
Një nxënës është dërguar në spital pas të shtënave në një shkollë amerikane.

Policia tha se një nxënës 16 vjeçar, i armatosur me një pushtë, e ka plagosur nxënësin tjetër në një shkollë në Taft të Kalifornisë.

Zyrtarët thanë se i plagosuri është në gjendje kritike por jashtë rrezikut për jetë.

Të punësuarit në shkollë, më vonë e kanë bindur të armatosurin që ta dorëzoj armën e tij dhe ai është arrestuar.

Policia tha se i dyshuari u ka thënë hetuesve se ai kishte qitë me pushkë, sepse ishte ngacmuar nga nxënësit e tjerë.

Këto të shtëna ndodhën më pak se një muaj, pasi një person i maskuar dhe i armatosur i vrau 20 nxënës dhe gjashtë të rritur në një shkollë në Newton në Konektikat.

Këto të shtëna e kanë nxitur presidentin amerikan, Barack Obama, të ndërmarrë përpjekje të reja për uljen e dhunës me armë.
XS
SM
MD
LG