Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Për 1 miliard dollarë për Serbinë – negociata shtesë


Anton Siluanov së bashku me presidentin Vlladimir Putin

Anton Siluanov së bashku me presidentin Vlladimir Putin

Ministri rus i financave, Anton Siluanov, ka deklaruar sot në Moskë, pas takimit me ministrin e financave të Serbisë, Mllagjan Dinkiq, se për marrjen e vendimit për kredinë eventuale për Serbinë, në shumë prej një miliard dollarësh, për ta mbështetur buxhetin e Serbisë, janë të domosdoshme negociata shtesë.

“I kemi shqyrtuar kushtet eventuale, por për marrjen e vendimit janë të nevojshme negociata shtesë”, u tha gazetarëve ministri Siluanov.

Nga ana tjetër, ministri Dinkiq ka shfaqur shpresën se “negociatat do të jenë të suksesshme dhe se vendimi do të merret së shpejti”.
XS
SM
MD
LG