Ndërlidhjet

Mali shpall gjendje të jashtëzakonshme


Mali, foto nga arkivi
Mali, foto nga arkivi
Qeveria e Malit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në nivel vendi, derisa po lufton me kryengritësit islamikë në veri të vendit.

Franca ka njoftuar se iu ka bashkuar ofensivës dhe se avionët francezë kanë bombarduar luftëtarët rebelë.

Raportet thonë se forcat qeveritare dhe franceze ia kanë dalë që të zmbrapsin kryengritësit nga qyteti qendror i Konnas.

Në Uashington, zyrtarët amerikanë thanë se Pentagoni po shqyrton sigurimin e mbështetjes logjistike, të inteligjencës dhe mbështetje tjera për forcat franceze të përfshira në luftime.

Presidenti i Malit, Dioncounda Traore të premten shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe konfirmoi se ka kërkuar mbështetje ajrore nga Franca, që dikur ishte kolonizatore e Malit.

Presidenti francez Francois Hollande tha se Franca nuk mund ta lejojë të pasfiduar atë që ai e quajti “agresion” nga “grupet terroriste, trafikantët e drogës dhe ekstremistët”.
XS
SM
MD
LG