Ndërlidhjet

SHBA përshpejton transferin te afganët


Presidenti amerikan Barack Obama dhe homologu i tij afgan, Hamid Karzai, Uashington, 11 janar, 2013.
Presidenti amerikan Barack Obama dhe homologu i tij afgan, Hamid Karzai, Uashington, 11 janar, 2013.
Presidenti Barak Obama tha se trupat amerikane po e përshpejtojnë transferimin e përgjegjësive të sigurisë tek forcat afgane.

Obama e bëri njoftimin të premten, derisa zhvilloi bisedime në Uashington me presidentin afgan Hamid Karzain.

Obama tha se trupat amerikane do të marrin një rol mbështetës për forcat afgane gjatë pranverës së 2013-ës, disa muaj më herët se sa pritej.

Ushtria amerikane fillimisht pritej të fillonte ndryshimin nga roli luftarak në atë mbështetës gjatë verës, para tërheqjes së planifikuar të të gjitha forcave luftarake të huaja deri në fund të vitit 2014.

Obama tha se lufta në Afganistan e ka arritur qëllimin kryesor për të dëmtuar terroristët e Al-Kaedës dhe tha se Afganistani tani ka një shans më të mirë për paqen dhe prosperitetin, sesa para ndërhyrjes së SHBA-së dhe aleatëve, që rrëzuan regjimin e talibanëve në fund të vitit 2001.
XS
SM
MD
LG