Ndërlidhjet

SHBA dënon dhunën në Pakistan


Pakistan, 11 janar, 2013
Pakistan, 11 janar, 2013
Shtetet e Bashkuara dënuan dhunën sektariane dhe shpërthimet e ndara në Pakistan, që vranë më shumë se 120 persona të enjten.

Në sulmin vdekjeprurës, më shumë se 90 njerëz u vranë në qytetin jugperëndimor të Quettas, kur një sulm i dyfishtë me bombë goditi pakicat shiite.

Ekstremistët sunitë morën përgjegjësinë.

Më shumë se 30 persona të tjerë u vranë të enjten në një sulm tjetër me bombë në Quetta, për të cilin morën përgjegjësinë separatistët baluhë, dhe nga një shpërthim tjetër në luginën Swat.
XS
SM
MD
LG