Ndërlidhjet

Franca sulmon bazën militante somaleze


Aeroplan pa pilot francez
Aeroplan pa pilot francez
Zyrtarët somalezë dhe kryengritësit islamikë thonë se komandot franceze kanë sulmuar një bazë të militantëve në jugperëndim të vendit, në një përpjekje për të liruar një francez të mbajtur peng.

Operacioni ajror ka ndodhur në Bulo Marer, në jugperëndim të Somalisë.

Ahmed Omar Mohamed, nënkryetari për rajonin Shabelle, tha se helikopterët kanë sulmuar një bazë të lëvizjes islamike al-Shabab islamik, të shtunën në mëngjes.

Mohamed tha se dy civilë kanë vdekur si pasojë e “të shtënave”.

Një zëdhënës i al-Shababit, Abdulaziz Ebu Muzab, tha se një ushtar francez u vra gjatë operacionit, për të cilin, ai tha se dështoi ta lirojë pengun.

Zyrtarët francezë nuk ishin në dispozicion menjëherë për të konfirmuar sulmin ose vdekjen e ushtarit.

Një këshilltar i sigurisë franceze është rrëmbyer nga al-Shababi në vitin 2009.

Franca gjithashtu ka filluar një sulm ndaj militantëve islamikë në Mali.
XS
SM
MD
LG