Ndërlidhjet

logo-print

Shiitët pakistanezë refuzojnë të varrosin viktimat


Sulmi në Quettam 11 janar, 2013

Sulmi në Quettam 11 janar, 2013

Rreth një mijë pakistanezë shiitë kanë protestuar në jugperëndim të vendit, në ditën e dytë radhazi, duke bllokuar një rrugë kryesore me trupat e të afërmve të vrarë në sulmet me bomba që ndodhën këtë javë.

Protestuesit, të cilët bllokuan autostradën me rreth 50 arkivole, i kërkuan qeverisë qendrore që të ofrojë siguri më të mirë.

Ata janë të zemëruar për shkak të mungesës së sigurisë, për çka thonë se nuk pengoi shpërthimet e dyfishta të së enjtes, në një lagje shiite në qytetin e Quetta, ku u vranë më shumë se 80 njerëz.

Të vdekurit përfshinin edhe pjesëtarë të policisë, të ekipeve të shpëtimit dhe gazetarë, të cilët nxituan atje për të ndihmuar viktimat pas sulmit të parë.

Grupi militant sunit Lashkar-e-Jhangvi e ka marrë përgjegjësinë.

Protestuesit duan shkarkimin e qeverisë dhe kalimin e administrimit të qytetit te ushtria.
XS
SM
MD
LG