Ndërlidhjet

Pritet vendimi për monumentin në Preshevë


Monumenti kushtuar ish luftëtarëve të UÇPMB-së

Monumenti kushtuar ish luftëtarëve të UÇPMB-së

Këshilltarët shqiptarë nga tri komuna të Luginës së Preshevës mbajnë sot një seancë të përbashkët në të cilën do të merret vendimi për përmendoren në Preshevë kushtuar ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc, heqjen e së cilës po e kërkon qeveria e Serbisë.

Në seancën e sotme të këshilltarëve shqiptarë nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja janë ftuar edhe përfaqësues të ambasadave të huaja.

Përfaqësues shqiptarë të këtyre komunave deri tash nuk kanë pranuar që të hiqet përmendorja.

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, iu ka bërë thirrje shqiptarëve, që deri më 17 janar ta heqin vetë përmendoren nga Presheva, ose këtë, sipas tij, do ta bëjnë organet shtetërore.
XS
SM
MD
LG