Ndërlidhjet

Vriten dy komando dhe një peng francez në Somali


Aeroplan luftarak francez

Aeroplan luftarak francez

Ministria e mbrojtjes e Francës tha se dy komando dhe një peng francez janë vrarë në Somali gjatë një operacioni të dështuar për ta liruar pengun.

Komandot francezë të mbështetur nga helikopterë nisën një sulm gjatë natës, kundër një baze të lëvizjes islamike al-Shabab, në Bulo Marer në jugperëndim të Somalisë.

Ata po përpiqeshin të shpëtonin një agjent france të zbulimit, Denis Allex, i cili ishte rrëmbyer në Somali nga al-Shabab në korrik të 2009-ës.

Megjithatë, al-Shabab mohoi përmes një deklaratë se Allex ishte vrarë, duke thënë se ai është “i sigurt dhe larg nga vendndodhja e betejës.”

Ministria e mbrojtjes tha se 17 militantë u vranë gjithashtu në operacion.

Sulmi në Somali, erdhi disa orë pasi trupat franceze ndërhynë në shtetin perëndimor të Afrikës, në Mali.
XS
SM
MD
LG