Ndërlidhjet

logo-print

Daçiq: Do insistojmë për autonominë serbe në Kosovë


Kryeministri i Serbisëm, Ivica Daçiq

Kryeministri i Serbisëm, Ivica Daçiq

Kryeministri i Serbisë , Ivica Daçiq ka deklaruar se në bisedimet me Prishtinën do të insistojë për formimin e bashkësisë autonome të komunave serbë në Kosovë dhe se qëllimi i Serbisë është që "të vihet pika" në zgjidhjen e problemit të Kosovës.

"Propozimi i rezolutës bazohet në atë që përfaqësuesit e Serbisë, në mënyrë graduale, do të insistojnë në vendosjen e bashkësisë autonome të komunave serbe në Kosovë, ndërkohë që juridiksioni fillestar dhe rregullimi i brendshëm do të jetë temë e bisedimeve”, ka thënë Daçiq në fillim të diskutimit në Kuvendin e Serbisë.

Daçiq ka theksuar se Serbisë i nevojitet politikë pragmatike në interes të popullit dhe se Serbia më nuk mund të shkojë prapa dhe se për këtë shkak nga rezoluta është hequr pjesa që thotë se “për asgjë nuk është arritur pajtimi, derisa nuk pajtohemi për të gjitha”, ashtu sikurse edhe pjesa për ndërprerjen e bisedimeve teknike.
XS
SM
MD
LG