Ndërlidhjet

logo-print

Greqia miraton legjislacion tjetër jopopullor


Athine...

Athine...

Ligjvënësit grekë kanë miratuar një legjislacion jopopullor mbi rritjen e tatimeve.

Masa është një nga kushtet kryesore për ndihmën e vazhdueshme nga huadhënësit e huaj.

Për nenet kryesore të projektligjit, 163 nga 300 anëtarët e parlamentit votuan në favor, pas një debati që zgjati deri në orët e hershme të së shtunës.

Legjislacioni anulon shumë nga pezullimet e taksave, rrit normën e tatimit mbi pronën dhe fitimet e korporatave si dhe masa të tjera.

Qeveria greke shpreson se me këtë masë do të gjenerojë rreth 2.5 miliardë eruso shtesë në vitin 2013 dhe 2014.

Masa është pjesë e një pakete të përgjithshme të kursimit në vlerë prej 13.5 miliardë eurosh, të cilën e miratoi Athina në nëntor, për t’u kualifikuar për fonde e mëtejshme të shpëtimit të Bashkimit Evropian dhe huadhënësve tjerë.
XS
SM
MD
LG