Ndërlidhjet

Hoxhaj kërkon njohjen nga të gjitha vendet e OBI-it


Ministri i Jashtëm i Kosovë, Enver Hoxhaj
Ministri i Jashtëm i Kosovë, Enver Hoxhaj
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kërkuar nga të gjitha vendet e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), që ta njohin Kosovën, njoftohet përmes një komunikate për media të MPJ-së.

“Deri më tash janë 31 vende nga Organizata e Bashkëpunimit Islamik që e kanë njohur Republikën e Kosovës dhe kohëve të fundit është dëshmuar që vende të cilat paraqesin fuqi rajonale, politike, ushtarake sikurse Pakistani, po e njohin shtetin sovran dhe të pavarur të Kosovës".

"Ne jemi të interesuar që ky momentum i krijuar të ketë ndikimin e vetë edhe tek shumë vende të tjera anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, të cilat nuk kanë ndonjë arsye politike apo legale që të mos e njohin Republikën e Kosovës si dhe është dëshmuar se procesi i njohjes ndërkombëtare të Kosovës është i pandalshëm dhe me një gjeografi globale”, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një takimi me sekretarin e Përgjithshëm të OBI-t Ekmeleddin Ihsanoglu.

Ihsanoglu thuhet se ka siguruar se Republika e Kosovës do ta ketë mbështetjen e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në përmbylljen e procesit të njohjeve. ve.
XS
SM
MD
LG