Ndërlidhjet

logo-print

Çeki: Zeman e Shvarzenberg, shkojnë në balotazh


Debati televiziv i kandidatëve për president, Prage, 10 janar, 2013

Debati televiziv i kandidatëve për president, Prage, 10 janar, 2013

Ish kryeministri Milosh Zeman dhe ministri i Jashtëm Karel Shvarzenberg do të garojnë në raundin e dytë për president të Republikës Çeke, pasi dolën si më të fortët nga nëntë kandidatët në raundin e parë zgjedhor, citon agjencia çeke e lajmeve, CTK, të dhënat zgjedhore të lëshuara nga Zyra e Statistikave.

Numërimi i votave ka përfunduar në më shumë se 90 për qind të qendrave te votimit, bëjnë me dije raportet e mediave.

Raundi i dytë i zgjedhjeve pritet të mbahet më 25 dhe 26 janar.

Çekët kanë shënuar rekord të daljeve në zgjedhjet e para presidenciale, në të cilat zgjidhet direkt presidenti.
XS
SM
MD
LG