Ndërlidhjet

logo-print

Marsh opozitar në Moskë


Moske, 13 janar, 2013

Moske, 13 janar, 2013

Opozita politike në Rusi ka bërë thirrje për një marsh për sot në Moskë, përmes të cilit do të bëhet thirrje për shpërndarjen e Dumës ruse dhe për të protestuar kundër një ligji që ndalon adoptimin e fëmijëve rusë nga qytetarët amerikanë.

Autoritetet e qytetit kanë autorizuar marshimin.

Rreth 4 mijë policë do të jenë në rrugë.

Rruga e marshit është rrethuar me detektorë metali dhe policia ka paralajmëruar se çdo veprim ilegal do të dënohet.

Ligjvënësit rusë miratuan ligjin kundër adoptimit, si përgjigje ndaj një ligji amerikan, që imponon sanksione kundër zyrtarëve rusë, të dyshuar se kanë shkelut të drejtat e njeriut.
XS
SM
MD
LG