Ndërlidhjet

Një vit nga tragjedia "Costa Concordia"


Anija e fundosur Costa Concordia
Anija e fundosur Costa Concordia
Të mbijetuarit dhe të afërmit e viktimave të anijes së fundosur “Costa Conkordia” po shënojnë përvjetorin e parë të fatkeqësisë, që la 32 njerëz të vdekur.

Dy nga viktimat figurojnë ende të zhdukur.

Një meshë dhe mbajtja e një minutë heshtjeje në brigjet e Toscanës, ku u përplas anija, shënojnë ngjarjet kryesore të përvjetorit.

Në anije kanë qenë rreth 4 mijë e 200 pasagjerë dhe ekuipazhi i bordit të anijes. Në Toscana do të zbulohet një memorial.

Anija mbetet ende në vendin e fatkeqësisë.

Kapiteni i anijes, Francesco Schettino, mbetet nën hetime nën akuzat e mundshme për vrasje dhe krime të tjera.
XS
SM
MD
LG