Ndërlidhjet

logo-print

Vdes gruaja më e vjetër në botë


Grua japoneze, ilustrim

Grua japoneze, ilustrim

Gruaja më e vjetër në botë, ka vdekur në Japoni në moshën 115 vjeçare.

Zyrtarët thanë se Koto Okubo vdiq të shtunën në një shtëpi pleqsh në Kawasaki.

Okubo, e lindur më 24 dhjetor 1897, ka marrë titullin e gruas më të vjetër në botë në dhjetor, pas vdekjes së Dina Manfredinit, që jetonte në shtetin amerikan të Iowas.

Personi më i vjetër në botë mbetet një burrë japonez 115-vjeçar, Jiroemon Kimura, i cili jeton në Kioto.
XS
SM
MD
LG