Ndërlidhjet

SHBA: Policia plagos të dyshuarin e armatosur në kino


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Oficerët e policisë në qytetin e San Diegos në Kaliforni, kanë qëlluar dhe plagosur një burrë që mbante një pistoletë në një sallë kinemaje.

Incidenti ndodhi të shtunën, dhe i dyshuari pritet që t’iu mbijetojë plagëve.

Policia tha se ata ishin njoftuar se një njeri po grindej me një grua në parkingun e një qendër tregtare.

Kur kalimtarë tentuan të ndërhyjnë, njeriu thuhet se i kishte kërcënuar ata me një pistoletë dhe kishte vrapuar jashtë.

Policia lokalizoi personin në sale dhe e qëlloi atë, pasi dështoi t’I bindej instruksioneve për të ngritur duart lart.

Rreth 15 persona gjendeshin ne sallë në atë kohë dhe askush tjetër nuk u plagos.

Në korrik, një njeri qëlloi për vdekje 12 njerëz dhe plagosi dhjetra të tjerë kur hapi zjarr në një sallë filmi në Kolorado.
XS
SM
MD
LG