Ndërlidhjet

logo-print

SHBA refuzon të prodhojë monedhë trilionëshe


Ilustrim

Ilustrim

Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka përjashtuar prodhimin e një monedhë platini me vlerë prej 1 tirilion dollarësh për të zgjidhur krizën e borxhit amerikan.

Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Thesarit kanë refuzuar prodhimin e monedhës.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney tha se përgjegjësia për krizën e borxhit i takon Kongresit, i cili, duhet të marrë masa për të paguar borxhin, ose të mos ndërmarrë asnjë veprim dhe ta vë Amerikën para falimentimit.

Disa aleatë të presidentit Barack Obama kanë mbështetur prodhimin e një monedhe të bërë nga metalet e çmuara, për të shmangur një tjetër përballje mbi taksat dhe shpenzimet midis republikanëve dhe demokratëve në Kongres.

Qeveria e SHBA-së, ka arritur tashmë limitin e vetë-imponuar të saj prej 16. 4 trilionë dollarë huamarrje dhe Kongresi duhet të fillojë të ndërmarrë masa për të parandaluar mospagesën e borxheve të SHBA-së deri në muajin shkurt.
XS
SM
MD
LG