Ndërlidhjet

Vellai i Chavezit: Hugo nuk është në komë


Hugo Chavez, foto nga arkivi
Hugo Chavez, foto nga arkivi
Vëllai i Hugo Chavez tha se presidenti venezuelian nuk është në gjendje kome dhe se ka reaguar mirë ndaj trajtimit të kancerit në Kubë.

Adan Chavez tha në një deklaratë se “raportet se presidenti është në një gjendje kome dhe se familja është duke diskutuar ndërprerjen e mbështetjes artificiale të jetës së tij, janë krejtësisht të rreme.”

Adan Chavez, i cili është guvernator i shtetit të Venezuelës, Barinas, tha se presidenti “vazhdon të reagojë mirë ndaj kujdesit të mjekësor dhe po bën përparim të përditshëm”.

Chavez, 58 vjeç, nuk është parë dhe nuk ka folur publikisht që pas operacionit të tij të katërt kundër kancerit në Kubë, më 11 dhjetor.

Sëmundja e ka detyruar Chavezit, që javën e kaluar ta humbasë inaugurimin e tij të planifikuar për një mandat tjetër presidencial.
XS
SM
MD
LG