Ndërlidhjet

Nikolliq pret me "optimizëm" dialogun


Tomisllav Nikolliq
Tomisllav Nikolliq
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, tha se e pret me optimizëm raundin e ardhshëm të bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës, sepse “negociatorët duhet ta njoftojnë edhe Kuvendin”.

Ai pas miratimit të rezolutës për Kosovën në kuvendin serb, ka thënë se është i kënaqur që edhe opozita edhe qeveria, kanë gjetur gjuhë të përbashkët për Kosovën dhe se pas rezolutës qëndron platformë serioze.

Nikolliq ka thënë se platforma tash do t’i bëhet e ditur publikut, “por edhe atyre që gjenden në anën tjetër të tavolinës së bisedimeve, që ndoshta nuk është gjëja më e mire, por në fund të fundit nuk kemi humbur asgjë”, njoftojnë mediat serbe.

Me rezolutën parashihet që të gjitha bisedimet e ardhshme me Prishtinën duhet të jenë në përputhje me këtë dokument, e në veçanti insistohet në ngritjen e një autonomie për komunat serbe.

Platforma politike për bisedimet me përfaqësuesit e Prishtinës, parasheh që çdo zgjidhje e dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe Rezolutën 12 44 dhe se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG