Ndërlidhjet

Hollande pranon dështimin e operacionit në Somali


Presidenti francez, Francois Hollande

Presidenti francez, Francois Hollande

Presidenti francez, Francois Hollande ka pranuar dështimin e operacionit për të shpëtuar një agjent francez të zbulimit, të marrë peng nga islamistët në Somali.

Hollande tha në një deklaratë se “operacioni nuk pati sukses, pavarësisht sakrificës së dy ushtarëve tanë dhe pa dyshim, vrasjes së pengut tonë”.

Zyrtarët francezë të mbrojtjes më herët thanë se një ushtar u vra dhe një tjetër u zhduk në sulmin e së shtunës në qytetin Bulomarer.

Zyrtarët thanë se pengu - një agjent i njohur si Denis Allex, i cili është mbajtur që nga viti 2009 - besohet se vra nga rrëmbyesit e tij.

Zyrtarët francezë thanë 17 islamistët janë vrarë në luftime.

Grupi i lidhur me Al-Kaedan, Al Shabaab, më vonë tha në një deklaratë se Allex ishte ende gjallë. Por, kjo nuk ka mundur të konfirmohet.
XS
SM
MD
LG