Ndërlidhjet

Marsh pakistanez për reforma zgjedhore


Pakistan
Pakistan
Një klerik pakistanez dhe mijëra mbështetës të tij janë nisur nga qyteti lindor Lahore, në një protestë për të kërkuar reforma të thella zgjedhore.

Tahir ul-Qadri, një predikues islamik me influencë, akuzon qeverinë se është e korruptuar dhe ka kërkuar reforma të thella para zgjedhjeve kombëtare të kësaj pranvere.

Qindra makina, autobusë, kamionë, që transportonin rreth 7 mijë njerëz janë nisur nga Lahore.

Ky numër pritet të rritet në rreth 15 mijë, në marshin e nisur për në Islamabad, ku pritet një tubim masiv të hënën.

Marshuesit tundnin flamuj dhe fotot e 61-vjeçarit sunit.

Islamabadi ka akuzuar Qadrin, i cili u kthye në Pakistan muajin e kaluar, pas disa vjet qëndrimi në Kanada, se po përpqiet të prishë zgjedhjet. Qadri ka mohuar akuzat.
XS
SM
MD
LG