Ndërlidhjet

Rast i ri i përdhunimit në Indi


Proteste kunder dhunimeve ndaj femrave ne Indi...
Proteste kunder dhunimeve ndaj femrave ne Indi...
Një 29-vjeçare raportohet se është përdhunuar nga një shofer autobusi dhe miqtë e tij në shtetin indian të Punjabit, derisa gjashtë nga shtatë të dyshuarit janë arrestuar, ka thënë policia.

Shumë përdhunime janë raportuar që kur dhunimi i një 23 vjeçare nga një bandë në një autobus në Nju Delhi shkaktoi protesta, ku u kërkua siguri më e madhe për femrat dhe ligje më të rrepta kundër përdhunimit.

Gruaja, siç transmeton DPA po udhëtonte për në fshatin e burrit të saj në Punjab, kur shoferi i autobusit dhe asistenti i tij, e detyruan atë të hipte në motoçikletën e tyre dhe çuan në një vend tjetër, ku e dhunuan bashke me pesë meshkuj të tjerë, ka thënë shefi i policisë lokale, Raj Jeet Singh.

Gruaja është lënë pastaj në afërsi të shtëpisë së saj. Ajo e ka lajmëruar policinë për rastin të shtunën.

“Ne kemi arrestuar gjashtë nga të akuzuarit dhe po kërkojmë personin e shtatë”, ka thënë Singh.

Të arestuarit, sipas tij, kanë pranuar krimin gjatë marrjes në pyetje.

Incidenti vjen derisa një gjykatë në Nju Delhi është duke zhvilluar një proces gjyqësor në lidhje me dhunimin e një studenteje nga ana e një bande, e cila më pas ndërroi jetë si pasojë e lëndimeve të rënda.
XS
SM
MD
LG