Ndërlidhjet

Obama: SHBA ka pasur rol në aksionin francez në Somali


Pamje nga një aksion i mëhershëm i policisë somaleze gjatë arrestimit të një pjesëtari të grupit al-Shabaab

Pamje nga një aksion i mëhershëm i policisë somaleze gjatë arrestimit të një pjesëtari të grupit al-Shabaab

Presidenti amerikan, Barack Obama, tha se forcat e Shteteve të Bashkuara kanë ndihmuar në përpjekjen e dështuar, për ta shpëtuar shtetasin francez në Somali, të premten e kaluar.

Në një letër dërguar Kongresit, Obama theksoi se forcat amerikane u kanë dhënë “një mbështetje të kufizuar teknike” forcave franceze, që e kanë udhëhequr operacionin.

Obama tha se forcat amerikane nuk kishin rol direkt në sulm, në kompleksin ku besohej se mbahej peng agjenti i inteligjencës franceze.

Zyrtarët francezë thonë se personi i zënë peng me siguri është i vdekur dhe i kanë akuzuar pjesëtarët e grupit kryengritës al-Shabaab, për vrasjen e shtetasit francez.

Një komando tjetër franceze, poashtu, ishte vrarë gjatë përpjekjes për shpëtim në Somali.
XS
SM
MD
LG