Ndërlidhjet

OKB: Këshilli i Sigurimit diskuton për Malin


Trupat franceze duke shkuar në operacionin në Mali

Trupat franceze duke shkuar në operacionin në Mali

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara sot pritet të diskutoj për situatën në Mali.

Mbledhja është kërkuar nga Franca, e cila ka dërguar trupa dhe aeroplanë luftarakë në këtë vend afrikan, për t’i larguar ekstremistët islamikë, që mendohet se janë të ndërlidhur me al-Kaidën.

Fushata franceze dje, ditën e tretë të aksionit, me ndihmën e aeroplanëve ka bombarduar hapësirat e mbajtura nga kryengritësit në dhe afër qytetit Gao.

Ministri i mbrojtjes i Francës, Jean-Yves Le Drian, tha se intervenimi i befasishëm i Francës i ka penguar kryengritësit nga avancimi në marrjen e kryeqytetit të Malit, Bamako.

Shumë persona kanë frikë se kryengritësit islamikë mund ta përdorin Malin si bazë për sulme kundër Perëndimit dhe për ndërlidhje me al-Kaidën në Jemen, Somali dhe Afrikën Jugore.
XS
SM
MD
LG