Ndërlidhjet

logo-print

Lavrov: Kërkohet dialog për ndaljen e dhunë në Siri


Sergei Lavrov

Sergei Lavrov

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, i ka përsëritur thirrjet e Rusisë, që luftëtarët opozitarë dhe liderët e tyre të synojnë dialog me presidentin Bashar al-Assad, për ndaljen e gjakderdhjes në Siri.

Këto propozime i kishte bërë edhe Assadi në fjalimin e tij të fundit.

Lavrovi ka kërkuar që opozita të përgjigjet ndaj këtyre thirrjeve.

Serketari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, kishte shprehur pakënaqësi ndaj fjalimit të Assadit para një jave. Ky fjalim ishte hedhur poshtë edhe nga Shtetet e Bashkuara.

Opozita në Siri e kishte përshkruar këtë fjalim si deklarim i sërishëm i luftës.

Nga konflikti në Siri, deri tash janë vrarë së paku 60 mijë vetë.
XS
SM
MD
LG