Ndërlidhjet

Pakistani dhe India bisedojnë për kufirin


Pamje e kufirit në Kashmir ndërmjet Indisë dhe Pakistanit
Pamje e kufirit në Kashmir ndërmjet Indisë dhe Pakistanit
Zyrtarët ushtarakë të Pakistanit dhe Indisë pritet që sot të takohen për të diskutuar për sulmet ndërkufitare të ditëve të fundit.

Zyrtarët nga të dy palët thanë se ky takim është pjesë e hapave të jashtëzakonshëm për parandalimin e përleshjeve të reja, që mund të çojnë drejt luftës.

Pakistani ka thënë se dy ushtarë të tij janë vrarë gjatë zjarrit ndërkufitar.

India ka thënë se dy ushtarë të saj janë vrarë nga trupat e Pakistanit në rajonin e kontestuar të Kashmirit.
XS
SM
MD
LG