Ndërlidhjet

Jahjaga në një konferencë për energji në EBA


Atifete Jahjaga
Atifete Jahjaga
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, po qëndron në një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, për të marrë pjesë edhe në Konferencën e Pestë Ndërkombëtare për Energjinë, që mbahet nën patronazhin e Princit të Abu Dhabit, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Në një komunikatë të lëshuar nga kabineti presidentes, thuhet se “Samiti Ndërkombëtar për Energjinë mbledhë një numër të madh të udhëheqësve botërorë dhe të atyre të organizatave ndërkombëtare, dhe trajton çështjen e energjisë dhe të ujit me qëllim të sigurimit të përparimit dhe mirëqenies njerëzore”. .

Gjatë qëndrimit në EBA, presidentja Jahjaga njoftohet se do të takohet me udhëheqësit më të lartë shtetëror të Emirateve si dhe me pjesëmarrës të tjerë, udhëheqës të delegacioneve shtetërore, në këtë konferencë ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG