Ndërlidhjet

Pillay: Të hetohen shkeljet e të drejtave në K. Veriore


Navi Pillay
Navi Pillay
Shefja e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillay, ka kërkuar hetime ndërkombëtare për shkelje serioze të të drejtave të njeriut në Korenë Veriore për dekada të tëra.

Në deklaratën e saj të sotme, ajo theksoi se “hetimi i thellë lidhur me situatën e të drejtave të njeriut në botë nuk është vetëm plotësisht e arsyeshme, por shumë e vonuar” dhe shtoi se fokusi në programin atomik të Koresë Veriore dhe lansimin e raketave, e ka vënë nën hije situatën e shkeljes së të drejtave të njeriut.

Në këto shkelje përfshihen rrjete të burgjeve politike, në të cilat ajo tha se beson se mbahen 200 mijë e më tepër njerëz, ekzekutime për kundërvajtje të vogla dhe rrëmbime të shtetasve të Koresë Jugore dhe të Japonisë.

Navi Pillay ka shprehur keqardhje që “pothuajse nuk ka pasur shenjë të përmirësimit” prej se Kim Jong Un u bë lider në Korenë Veriore.
XS
SM
MD
LG