Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Karzai pro imunitetit për ushtarët amerikanë


Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai

Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai ka marrë vendim që t'i jap imunitet pjesëtarëve të forcave të SHBA-ve të cilat do të qëndrojnë në vend deri në vitin 2014.

Pas vizitës së tij të bërë gjatë javës së kaluar në SHBA, Karzai gjatë një konference për media të mbajtur në Kabul tha se Qeveria e Afganistanit fillimisht e kishte hedhur poshtë një iniciativ të SHBA-ve lidhur me këtë çështje.

Ai tha se raundi i dytë i bisedimeve do të mbahet ne Kabul.

Presidenti amerikan Barack Obama ka thënë se, pas tërheqjes së forcave të huaja luftarake, SHBA-të nuk do të lënë asnjë trupë në Afganistan në qoftë se personeli ushtarak amerikanë nuk gëzojnë imunitet nga ndjekja penale nga gjykatat afgane.

Në vend të kësaj, Obama dëshiron që trupat amerikane të cilët kryejnë krime në Afganistan të bien nën juridiksionin e gjykatave ushtarake amerikane.
XS
SM
MD
LG