Ndërlidhjet

OKB, hetime për drejtat e njeriut në Korenë e Veriut


Navi Pillay - Shefja i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeruit

Navi Pillay - Shefja i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeruit

Shefja i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeruit, Navi Pillay ka bërë thirrje për një hetim ndërkombëtar lidhur dhunën e përdorur në Korenë e Veriut brenda dekadave të fundit.

Në një deklaratë të bërë të hënën, Pillay tha se “ një hetim i thellë në njërën ndër situatat ma të këqija – por më pak të njohura në botë - sa i përket të drejtave të njeriut, jo vetëm që është i arsyetueshëm por është i vonuar”.

Pillay tha se fokusi i botës në programin nuklear të Koresë së Veriut e ka lënë nën hije numrin rekord të regjishtuar për abuzime njerëzore që ndodhë në këtë vend.


Abuzime të tilla ndodhin në një rrjet të burgjeve politike, të cilat, sipas saj, besohet të mbajnë mbi 200 mijë njerëz, bëhen ekzekutime për raste të kundërvajtjeve, si dhe mbahen të rrëmbyeritë e shtetasve nga Korea e Jugut dhe Japonia.
XS
SM
MD
LG