Ndërlidhjet

Kacin: Rezoluta e Serbisë, pozitive për vazhdimin e dialogut


Jelko Kacin - raportes për Serbinë në Parlamentin Evropian
Jelko Kacin - raportes për Serbinë në Parlamentin Evropian
Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Jelko Kacin ka vlerësuar se Rezoluta e Serbisë për Kosovën, hapë mundësi për përparim të më tejshëm të raporteve në mes Beogradit dhe Prishtinës, dhe e ka inkurajuar kryeministrin dhe qeverinë serbe që të vazhdojnë dialogun, transmeton agjencia serbe e lajmeve Beta.

Kacin ka bërë të ditur se çështja më e rëndësishme e kësaj rezolute është se “dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit po kalon në një fazë më serioze dhe institucionale”, dhe “ nuk varet më nga dëshira politike ad hoc, por është vendosur si parim i qëndrueshëm”.


Unë mendoj se ky është një vendim i madh dhe ky produkt është pjesë e një qeverisje konstruktive në krye me Ivica Daçiqin i cili është duke e udhëhequr këtë dialog në një nivel të lartë politik, ka thënë Kacin.

Europarlamentari Kacin, miratimin e kësaj rezolute e ka cilësuar si “ përparim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë në kontekstin e integrimeve evropiane gjë që ndikon në interesin e të gjithë qytetarëve të Serbisë dhe Kosovës”.
XS
SM
MD
LG