Ndërlidhjet

Një qytet në Mali bie në kontrollin e militantëve islamik


Foto Ilustruese
Foto Ilustruese
Militantët islamikë në Mali kanë pushtuar një qytet i cili ndodhët në territorin e kontrolluar nga qeveria.

Ministri i Mbrojtës së Francës, Jean-Yves Le Drian ka thënë se qyteti Diabaly i cili ndodhët 400 kilometra larg kryeqytetit Bamako, është marrë të hënën, pas një rezistence të ashpër nga ana e ushtrisë së Malit.

Le Drian tha se militantët islamikë të lidhur me Al-Kaidën ishin tërhequr në pjesën jugore të vendit, por, ka pranuar se forcat franceze kishin hasur në situata të vështira gjatë luftimeve kunër rrebelëve në pjesën perëndimore të vendit.

Franca kishte filluar operacionin e saj ushtarak gjatë ditës së premte në tentim për të ndaluar forcat e rrebelëve islamikë për të depertuar në drejtim të kryeqytetit Bamako.
Me këtë rastë, Franca kishte vendosur rreth 550 ushtarë në Mali.

Trupave ushtarake franceze u ishin bashkuar edhe ushtarë nga vendet fqinje e këtij shteti afrikan.

Ndërkohë, Parisi zyrtar, ka kërkuar të hënën një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të diskutuar lidhur me ketë çështje.
XS
SM
MD
LG