Ndërlidhjet

EULEX-i nis hetimet "për rrahjen e truprojave" të Vullinit


Ilsutrim
Ilsutrim
Policia e EULEX-it dhe Inspektorati Policor i Kosovës janë duke zhvilluar një hetim të përbashkët në lidhje me pretendimet për rrahjen e 10 individëve të arrestuar në Graçanicë gjatë Kërshëndellave serbe, i tha Radios Evropa e Lirë, zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi.

Mediat serbe kanë raportuar se personat në fjalë, të cilët policia i ka arrestuar nën dyshimet për aktivitete ilegale, ishin truproja të drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vullin.

“Policia e EULEX-it dhe Inspektorati Policor i Kosovës po punojnë bashkë me një prokuror të EULEX-it. Misioni është i shqetësuar për këto akuza të rënda dhe është i përkushtuar, që të zhvillojë një sistem të qëndrueshëm, të ëprgjegjshëm dhe të paanshëm të drjetësisë”, ka thënë Krasniqi.

Personat e arrestuar janë liruar pas një mase te shkurtër ndalimi, derisa pasi që janë kthyer në Serbi, kanë deklaruar se "policia e Kosovës i ka rrahur gjatë paraburgimit".
XS
SM
MD
LG