Ndërlidhjet

logo-print

Obama flet për ligjin për armë dhe borxhin federal


Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama

Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama

Presidenti i SHBA-ve Barack Obama u ka thënë anëtarëve të Kongresit se duhet të “shqyrtojnë ndërgjegjen e tyre” kur të vlerësojnë se si të veprojnë lidhur me ligjin për kontrollin e armëve.

Në konferencën e fundit të mandatit të parë të mbajtur të hënën, Obama tha se duhet të ketë kontrolle të forta për të kaluarën e blerësve të armëve.

Çdo ligj i ri për armët do të ballafaqohet me një kundërshtim të ashpër në Kongres.

Obama gjithashtu foli edhe për kanosjen nga një betejë fiskale me Kongresin mbi kufirin e borxhit federal, i cili duhet të ngrihet së shpejti për të shmangur falimentimin.
XS
SM
MD
LG