Ndërlidhjet

KS i OKB-së mbështet Francën për intervenimin ushtarak në Mali


Foto Ilustrative
Foto Ilustrative
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara i ka dhënë mbështetje Francës për ndërhyrjen e saj në Mali.

Ambasadori i Francës në OKB, Gerard Araud ka thënë se, gjatë një takimi me dyer të mbyllura të mbajtur të hënën, shteti i tij ka marr një “shprehje të jashtëzakonshme të mbështetjes” nga anëtarët e Këshillit të Sigurimit për veprimin e tyre ushatarak, përfshirë edhe Rusinë.

Sekretari Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka mirëpritur fushatën ushtarake të Francës kundër militatëve islamik në pjesën veriore të shtetit afrikan.

Në Uashington, zëdhënsia e Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland ka thënë se SHBA është duke shqyrtuar mundësinë që t’i ndihmojë Francës në këtë aksion ushtarak, mirëpo pa zbuluar detaje tjera.

Sekretari i Mbrojtjes Leon Paneta tha se ushtria amerikane mund t’i ofrojë Francës mbështetje logjistike dhe të inteligjencës.
XS
SM
MD
LG