Ndërlidhjet

Kina pritet të bëjë studim për ishujt e kontestuar


Foto Arkiv

Foto Arkiv

Kina synon të kryej një studim për grupin e ishujve për të cilët si Kina ashtu dhe Japonia pretendojnë se janë në territorin e vet.

Administrata Kombëtare e Kinës për hartografi dhe gjeoinformim mbajti një konferencë për media të martën ku ka prezantuar planin për matjet në të gjithë ishujt tokësor dhe shkëmbinjtë nënujorë.

Faza e dytë përfshinë matjen e ishujve të cilët Kina i quan Diaoyu ndërsa Japonia Senkaku.

Vendimi nga ana e Tokio-s për t'i blerë ishujt nga pronari japonez i bërë në shtator të vitit të kaluar ka nxitur protesta në Kinë dhe sulme ndaj ambasadës japoneze.

Kreu i organizatës kineze për matje, Zhang Huifeng pranoi se "ka disa vështirësi" në kryerjen e punëve rreth zinxhirit të ishujve të kontestuar.
Kin
Japonia ka dërguar anije bregdetare dhe avionë luftarak për t'u përballur me anijet dhe aeroplanët kinezë përreth ishujve.
XS
SM
MD
LG