Ndërlidhjet

Arrinë në 750 numri i trupave ushtarake franceze në Mali


Ushtarë francezë na Mali

Ushtarë francezë na Mali

Presidenti francez, Francois Hollande thekson se 750 trupa franceze aktualisht janë duke marrë pjesë në ofensivën kundër rrebelëve islamikë në Mali. Hollande foli të martën gjatë një vizite në një bazë ushtarake franceze në Abu Dabi.

Ai tha se në atë territor numri i trupave franceze do të rritet përkohësisht, por ata do t'ia dorëzojë forcave afrikane "sa më shpejt të jetë e mundur". Hollande megjithatë shtoi që vendosja e forcave afrikane do të marrë "të paktën një javë".

Hollande u tha gazetarëve se sulmet e reja ajrore gjatë natës kundër objektivave islamike "kanë arritur qëllimin e tyre".

Forcat franceze që nga e premtja, po e mbështesin një ofensivë nga trupat qeveritare Maliane kundër grupeve islamike që kanë të kontrolluar veriun e vendit që nga prilli i vitit 2012. Të hënën, Këshilli i Sigurimit i OKB-së i dha mbështetjen e tij shtetit të Francës për këtë ndërhyrje ushtarake.
XS
SM
MD
LG