Ndërlidhjet

Sanino në përpjekje të pajtojë pozitën dhe opozitën në Maqedoni


Stefano Sanino, Drejtor për zgjerim në BE
Stefano Sanino, Drejtor për zgjerim në BE
Drejtori për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefano Sanino, viziton sot Maqedoninë, në përpjekje për të përafruar qëndrimet kundërshtuese ndërmjet pushtetit dhe opozitës.

Tensionet ndërmjet dy palëve janë shtuar pas incidenteve që përshkuan Kuvendin maqedonas në dhjetor të vitit të kaluar, me rastin e miratimit të buxhetit fiskal.

Sipas njoftimeve, Sanino do të takohet me kryetarin e parlamentit, atë të qeverisë dhe ministrin e punëve të jashtme, liderët e partive më të mëdha politike, përfaqësuesit e organizatave joqeveritare dhe asociacioneve të gazetarëve, me synimin për të përçuar porosinë e Brukselit për domosdoshmërinë e normalizimit të situatës politike në Maqedoni.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, citohet nga agjencitë e lajmeve të ketë thënë se qëllimi i kësaj vizite që që të dërgohet porosia se situata aktuale në Maqedoni nuk është ajo çfarë pret BE-ja nga një vend kandidat për anëtarësim.
XS
SM
MD
LG