Ndërlidhjet

Akuza për shantazh mbi figurat publike në Gjeorgji


Ilustrim

Ilustrim

Prokurori i Përgjithshëm i Gjeorgjise tha se ish-udhëheqësi i policisë ushtarake rregullisht ka shantazhuar figurat publike mbi atë që prokurori i quajti “orientim seksual “ të tyre.

Archil Kbilashvili u tha gazetarëve të martën, se zyra e tij ka prova që tregojnë se ish-shefi i policisë ushtarake, Megis Kardava është përfshirë në regjistrimin fshehurazi të aktiviteteve homoseksuale të figurave të njohura.

Kbilashvili tha se materiali është përdorur për të zhvatur para ose për të bërë presion ndaj njerëzve, në mënyrë që të shërbejnë si informatorë.

Kardava është larguar nga Gjeorgjia javë më parë dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Kbilashvili tha se urdhër arresti ndërkombëtar për Kardavan do të lëshohet shpejt dhe se ai akuzohet në mungesë.

Hetimet kundër një numri të ish-zyrtarëve të lartë kanë nisur në javët e fundit.

Hetimet pasojnë humbjen në zgjedhjet parlamentare të tetorit të partisë Lëvizja Kombëtare e Bashkuar, e presidentit Mikheil Saakashvili.
XS
SM
MD
LG