Ndërlidhjet

Kocijançiq: Veriu temë qendrore e dialogut


Maja Kocijancic
Maja Kocijancic
Në Bruksel vazhdon sot dialogun teknik në mes të Beogradit dhe Prishtinës, dhe siç ka thënë, Maja Kocijançiq, zëdhënësja e shefes së diploamcissë Evropiane, Catherine Ahston, veriu i Kosovës do të jetë temë qëndrore e bisedimeve.

“Veriu i Kosovës që nga fillimi ka qenë në qendër të dialogut, sepse atje ka pasur më së shumti probleme”, ka thënë Maja Kocijançiq për agjenicnë serbe të lajmeve, Tanjug.

Në Bruksel, sot takohen grupet punuese në kuadër të dialogut teknik, derisa të enjten më 17 janar, do të zhvillohet takimi i planifikuar i kryemnistrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.

Kocijaçiq, ka thënë se deri tash është biseduar mbi zbatimin e marrëveshjeve të arritura më parë, por, nga tash, pritet të hapen temat e reja.
XS
SM
MD
LG