Ndërlidhjet

Hollande: Nuk do mbajmë forcat në Mali


Presidenti francez Francois Hollande në takim me anëtarët e shoqatave maliane në Francë, Paris, 13 janar, 2013
Presidenti francez Francois Hollande në takim me anëtarët e shoqatave maliane në Francë, Paris, 13 janar, 2013
Presidenti francez Francois Hollande tha se qeveria e tij nuk e ka ndërmend që të mbajë forcat në Mali, por do të qëndrojë atje derisa të vendoset siguria dhe të eliminohen “terroristët”.

“Franca nuk ka ndërmend të qëndrojë në Mali, por ne kemi një objektiv, e ai është që kur të largohemi, atje të ketë siguri, një autoritetet legjitim, një proces zgjedhor dhe të mos ketë më kërcënim të integritetit të vendit nga terroristët”, tha Hollande para gazetarëve në Dubai.

Hollande tha se ndërhyrja kishte për qëllim dhënien fund të sulmeve nga islamikët, sigurimin e kryeqytetit dhe rivendosjen e integritetit territorial të shtetit afrikan.

Forcat franceze, që nga e premtja, e ka mbështetur një ofensivë të trupave qeveritare të Malit kundër kryengritësve islamikë, të cilët kontrollojnë veriun e vendit, që nga prilli i vitit 2012.
XS
SM
MD
LG