Ndërlidhjet

Obama propozon masa për kontroll armësh


Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti amerikan Barak Obama planifikon, që sot të propozojë masa për të frenuar dhunën me armë, pas të shtënave të muajit të kaluar në një shkollë fillore në shtetin verilindor të Konnektikatit.

Obama po i shqyrton propozimet e nënpresidentit Joe Biden, i cili ka kryesuar një task forcë, të themeluar pasi që 20 fëmijë dhe 6 të rriturit u qëlluan për vdekje në shkollën fillore Sandy Hook në dhjetor.

Obama tha në një konferencë për gazetarë se do të “ndjekë në mënyrë energjike” masa për të reduktuar dhunën me armë, duke përfshirë mundësinë e një ndalimi të shitjes së armëve sulmuese.

Një ndalim për shitjen e armëve të tilla ishte në vend deri në vitin 2004, por kjo masë nga atëherë ka skaduar.
XS
SM
MD
LG