Ndërlidhjet

Shpërthim e të shtëna në Kabul


Kabul, foto nga arkivi

Kabul, foto nga arkivi

Një shpërthim i madh dhe të shtëna me armë janë dëgjuar afër kryeqytetit afgan.

Radio Afganistani i Lirë i RFE/RL-së, raporton se shpërthimi ka ndodhur në zonën ku gjendet ndërtesa e Ministrisë së Brendshme në Kabul.

Zëdhënësi i kësaj Ministrie, Sadeeq Sadeeqi ka konfirmuar shpërthimin dhe të shtënat.

Ai ka thënë se të shtënat tash janë ndalur. Ai nuk ka ofruar detaje tjera.